Dragi Zmijanac, Drejtori i ambasadës së parë fëmijërore në botë Megjashi apelon që Qeveria të marrë vendim ligjor, sipas të cilit nuk do të ketë vjetërsim të veprës penale “sulm gjinor mbi fëmijë që nuk ka mbushur 14 vjeç”. Si shembull përmend rastet e abuzimeve të ndodhura në insitutcionin për përkujdesje “ 25 Maji”, shkruan Almakos.
“ Përgjegjësia moral është më e pakta të kërkohet nga drejtori I shtëpisë së kujdesit “25 Maji”, këtu kërkojmë përgjegjësi penale. Për t’u përshëndetur është reagimi I Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale që ka ngritur 11 padi penale ndaj personave që punojnë në qendrën për punë sociale
Kjo, konsideron Zmijanac, është mundësi që tërësisht ta pastrohen rastet me abuzim të fëmijëve nën përkujdesje nga institucionet shtetërore për përkujdesje, siç ishte rasti i fundit me eksploatim seksual të vajzës nga institucioni për përkujdesje të fëmijëve me probleme sociale dhe edukative “25 Maji”.
Almakos.com