ëvizja BESA asnjëherë nuk ka pas ndasi lokale dhe si e tillë nuk ekziston BESA e Tetovës apo BESA e Shkupit. Kështu thotë anëtari I Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi, në emisionin ‘Studio e Hapur’ në TV SHENJA, i cili shton se ata që e quajnë BESËN të Tetovës apo të Shkupit, kanë tendenca.
“Ne i kemi vlerësuar njerëzit si të aftë për politikbërje pavarësisht nga cili rajon vjen. Ai mund të vijë prej ndonjë fshatit të malësisë por mund të ketë aftësi politike, intelektuale të barabarta me dikë që vjen nga qytete edhe më të mëdhaja. Ndasitë lokale çdoherë e kanë dëmtuar indin kombëtar kështu që ne prej pikave të para gjatë themelimit të idesë e kemi ushqye këtë humbje të kësaj ndasisë duke treguar që megjithatë aspekti i përgjithshëm është më i vlefshëm se aspekti lokal. Interesi i shqiptarëve është që të jemi unik e jo te ndarë, edhe ashtu jemi të përçarë mjaftë”, tha Rexhepi.

