Autoritetet komunale të Butelit kanë qetësuar qytetarët duke njoftuar se zjarri që shpërtheu këtë mbrëmje te Liqeni i Smilkovës, është nën kontroll, transmeton TV21.
Premtohet gjithashtu se së shpejti do të neutralizohet i njëjti.
“Zjarri te Smilkova është nën kontroll, së shpejti do të neutralizohet”, thotë Darko Kostovski, kryetar i Butelit.
Nga ana tjetër, Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se është duke u intervenuar me 7 automjete dhe 16 zjarrfikës.
Raportohet se zjarri është i qëllimshëm dhe se policia po kërkon të dyshuarit./TV21