Rreth 300 hektarë pyje të dushkut dhe ahut shkatërroi zjarri në Zërnovc i cili 12 orë tërboi në atarin e fshatrave Vidovishte dhe Teranci.
Zjarri është shuar mbrëmë vonë nga njësia territoriale zjarrfikëse e Koçanit dhe Ekonomia pyjore “Osogovo”. Ekipet e tyre mbrëmë ishin në terren dhe e ndoqën situatën.
Sot do të bëhen analiza për shkaqet e zjarrit, i cili sipas dëshmitarëve okular, ishte shkaktuar nga moskujdesi i faktorit njerëzot.
Në shuarjen e zjarrit morën pjesë të punësuar në Ndërmarrjen komunale publike dhe banorët nga komuna e Zërnovcit.