Pas kërkesës edhe të Megjashit për përgjegjësi edhe nga qendra për punë sociale në Veles pas zjarrit që përfundoi me djegien e tre fëmijëve, një grup inspektorësh nga ministria për punë sociale po hetojnë nëse ka pasur mundësi të evitohej tragjedia e rëndë.
Ministrja Carovska thotë se përgjegjësia e punonjësve social përfundon në momentin kur shfrytëzohet e drejta sociale dhe këtë të drejtë familja e ka shfrytëzuar. Sipas Carovskës, shërbimet sociale i kanë ofruar familjes strehim me qira para se të ndodhte fatkeqësia, por prindërit e kanë refuzuar. 5 ditë pas fatkeqësisë, ata sot pranuan strehimin me qira, pasi Baraka e tyre u shkrumbua nga zjarri.
Nga shërbimi për punë sociale në Veles, po përpiqen tu gjejnë zgjidhje të përhershme strehimi. Teona, Petari dhe Dragana, u dogjën të gjallë pasi prindërit i kishin mbyllur në barakën prej 10 metrash katrorë, pasi kishin shkuar të blinin gjësende në shitoren më të afërt. Ende vazhdon hetimi për të mësuar se ndodhi zjarri në një hapësirë ku nuk ka energji elektrike dhe nuk ka gjurmë ndezjeje zjarri nga Brenda, por edhe për të vërtetuar se si prindërit i lanë vetëm fëmijët e mitur. /TVM2/

