Stuhitë e zjarrit shkojnë drejt atarit në fshatin Piperovë të Shtipit në malin Sertë, thotë për MIA-n kryetari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov dhe shton se kjo është vatër e re dhe vija e zjarrit në këtë mal po rritet.
Jordanov thekson se sot pasdite zjarrfikësit dhe të punësuarit në institucionet e tjera të cilat janë të angazhuara në shuarjen e zjarrit janë në atë pjesë të malit.
Ai paralajmëroi se edhe sonte do të mbledhet shtabi i krizës dhe mobilizim i njerëzve dhe makina të cilat do ta parandalojnë zjarrin në fshatin Piperovë.