Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me zjarrin e rënë në një apartament në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Flakët, sipas bluve të kryeqytetit rana në një apartament me qira të marrë nga shtetaset K.Sh dhe S.Gj.
Nga zjarri dyshohet se është asfiksuar nga tymi shtetasi A. K, i cili banonte një kat më lart banesës së tyre, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 10:00, në rrugën “Prokop Mina” ka rënë zjarr aksidentalisht në katin e shtatë të banesës të marrë me qira nga shtetaset K. Sh dhe S. Gj.
Nga zjarri dyshohet se është asfiksuar nga tymi shtetasi A. K, i cili banonte një kat më lart banesës së tyre, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
The post Zjarri në apartamentin te ‘Komuna e Parisi’, policia: U asfiksua një person, u transportua në spital appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

