Të dielën rreth orës 18 në fshatin Pesoçan, Komuna Debarcë, nga shkaqe ende të panjohura është djegur shtëpia pronë e personit L.T. Gjatë fikjes së zjarrit, nga ana e ekipeve zjarrfikëse, në shtëpi është gjetur një person I vdekur, transmeton Gazeta Lajm.
Policia njoftoi se po ndërmerr masa për identifikimin e personit të vdekur. Hetime janë kryer gjatë ditës së sotme.