Zh.P (58) nga fshati Sopot vdiq nga zjarri i cili ka shpërthyer në një hapësirë ndihmëse në oborrin e shtëpisë së tij.
MPB informon se zjarri ka shpërthyer dje rreth orës 9 e 30 minuta. Gjatë shuarjes së zjarrit nga ana e banorëve lokal është gjetur i vdekur pronari.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer ekip nga Stacioni policor – Shën Nikollë, ndërsa vdekja është konstatuar nga ana e mjekut, si pasojë e karbonizimit pa shenja të dhunës. Trupi i të vdekurit i është dorëzuar familjes për varrim.