Zjarri në Shëngjin ka dalë jashtë kontrollit. Raportohet se flakët rrezikojnë banesat dhe janë evakuuar banorët.
Edhe pse në vendngjarje kanë shkuar forca zjarrfikëse nga shumë bashki, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, flakët e favorizuara nga era e fortë po rrezikojnë disa banesa.
Policia e Shtetit përmes Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe DVP Lezhë kanë evakuuar banorët gjatë natës.
Në Shëngjin ka shkuar dhe vetë ministri Taulant Balla për të monitoruar situatën.