Rreth 90% e zjarreve shkaktohen nga qytetarët, disa me e disa pa qëllim. Pikërisht për këtë u mbajt sot (e premte) edhe kampanja e organizuar nga Lidhja e Zjarrfikësve të Maqedonisë, Lidhja e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, NP“Pyjet e Maqedonisë”, Lidhja Komunale e Zjarrfikësve “ Aerodrom” si dhe në bashkëpunim me shumë vullnetarë, njohton Almakos.
Në qendër të qytetit të Shkupit, qëndronte tenda ku qytetarëve ju shpërndaheshin fletushka nga nxënësit pjesmarrës në këtë aktivitet.
Kryetar i Lidhjes së Zjarrfikësve të Maqedonisë, Nikolla Nikollovski, tha se qëllimi i fushatës nuk është i vogël dhe se një aktivitet i tillë në të kaluarën ka dhënë edhe rezultate pozitive.
“ Duhet të tregohen të kujdesshëm të gjithë qytetarët kur dalin jashtë qendrave urbane, që të mos shkaktojnë zjarre. Është vërejtur se aksione të këtilla ndihmojnë në zvoglimin e numrit të zjarreve të shkaktuara nga njeriu gjatë kohës së nxehtë dhe ky në fakt edhe është qëllimi i kësaj fushate. “-tha Nikolla Nikollovski, Kryetar i Lidhjes së Zjarrfikësve të Maqedonisë.
Disa pika që duhen respektuar për të parandaluar shkaktmin e zjarreve, i shpalosi Kryetari i Lidhjes së Zjarrfikësve në qytetin e Shkupit, Nikolla Bojkovski.
“ Qytetarët duhet të respektojnë këto pika si: të mos ndezin zjarre në pyll, sepse kjo është e ndaluar edhe me ligj; bujqërit të tregohen të kujdesshëm dhe të mos ju vënë zjarrin fushave pas korrjes, kjo ndalohet edhe me ligj, por edhe zjarri mund të përhapet drejt pyjeve dhe të shkaktojë shumë problem; më pas udhëtarët, turistët, mbledhësit e bimëve mjekuese, të kujdesen në të gjitha mënyrat që të mos shkaktojnë zjarre; të mos hidhen cigare gjatë udhëtimin nëpër pyje. Nëse këto pika respektohen edhe parandalimi do të jetë shumë më efektiv “-tha Kryetari i Lidhjes së Zjarrfikësve Të qytetit të Shkupit, Nikolla Bojkovski.
Kjo fushatë për vetdijësimin e qytetarëve dhe parandalimin e shkaktimit të zjarreve ka disa vite që zhvillohet. Fushatavitet e kaluara ka filluar më 20 maj, por këtë vit vonesa u bë për shkak të motit të paqëndrueshëm.
Evi Shkopi
Almakos.com