Mbrëmë është djegur ndërtesa e ish-shtëpisë për jetimë dhe përkujdesje prindërore “Ranka Milanoviq”, ku tani jetojnë personat e pastrehë.
Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, ka njoftuar se zjarri është shuar dhe nuk dihen pasojat e tij. Ai shtoi se është shpëtuar një jetë njerëzore, si dhe është lënduar një zjarrfikës.
“Zjarri në ish-shtëpinë “Ranka Milanoviq” është shuar plotësisht. Zjarrfikësi Ivo Cvetkovski, të cilin mëngjesin e sotëm e shpallëm zjarrfikës të vitit, sot ka shpëtuar një jetë njerëzore dhe ka përfunduar me lëndime të lehta. Falënderoj komandantin dhe tërë njësinë e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, që sonte është në turn, për reagimin e shpejtë dhe energjik!”, theksoi mbrëmë kryetari Stefkovski.