Një zjarr ka shpërthyer gjatë ditës së diel në fshatin Kojsk të Lipjanit, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime.
Të njëjtit, sipas Policisë së Kosovës, kanë marrë tretman mjekësor.
Gjatë kontrollit në vendngjarje, policia ka sekuestruar një pushkë gjuetie me leje të skaduar. Në konsultim me prokurorin, për zjarrin është hapur shënim zyrtar, ndërsa për armën e gjuetisë është iniciuar rast penal.
Policia ka bërë të ditur se një grua është intervistuar nën cilësinë e të dyshuares, por e njëjta është liruar në procedurë të rregullt.


