Edhe pse drejtoria e Parkut Nacional “Mavrova” ka ekipe të cilët kontrollojnë situatën në teren, përsëri një zjarr i madh kaploi pyjet e parkut nacional. Drejtoria e parkut ka informuar se dje në orët e pasditës ka kapluar një zjarr i fuqishëm në një pjesë të parkut.
Zjarri ka qen prezent në një sipërfaqe prej 18 hektarësh dhe nga zjarri është djegur një masë e madhe e drujve të parkut. Po sipas drejtorisë menjëherë ka intervenuar ekipi special i parkut dhe ka mundësuar shpejt edhe shuarjen e zjarrit. Intervenimi ka zgjatur shumë orë si gjatë natës ashtu edhe gjatë ditës të sotme. Burimi i njëjtë potencon se falë intervenimit të shpejtë, është shpëtuar flora dhe fauna, respekitvisht eko sistemi i parkut. Me intervenimin e shpejtë është parandaluar një dëm i madh.
Pas këtij zjarri, drejtoria e Parkut Nacional “Mavrova” ka apeluar tek vizitorët, turistët dhe popullata lokale të jenë maksimalisht të vëmendshëm gjatë lëvizjes në teren. Në mënyrë urgjente ndalohet ndezje e zjarreve në hapësirë dhe ndezje të cigareve. Çdo aktivitet jashtë këtyre rregullave mund të shkaktojë dëme të mëdha në parkun nacional. Parku Nacional “Mavrova” në vazhdimësi ka aktivitete për mbrojtjen e parkut. “Të mbrojmë parkun, meqë natyra është e të gjithë neve”, thuhen në informatën e Parkut Nacional “Mavrova”. (koha.mk)


