Në Bashkimin Evropian (BE) ende është kontestues se sa shpejtë Qeveria në Shkup duhet të shpërblehet me fillimin e negociatave qasëse për rolin në marrëveshjen me Athinën. Franca frenon, pasi presidenti Makron kërkon së pari reforma në BE, shkruan sot gazeta gjermane “Zidojçe cajtung”.
Gazeta në tekstin “Impuls i ri për politikat ballkanike” konstaton se takimi nuk ofron më shumë se “një diskutim të hapur”. Gazeta është ndalur edhe në lëvdatat në adresë të Maqedonisë së Veriut, por edhe mosunitetit në BE sa më shpejtë vendi të shpërblehet për arritjet e saja, transmeton Dojçe Vele.
“Për rajonin e ngarkuar me probleme të marrin parasysh edhe zhvillimet pozitive, Merkel dhe Makron kanë lavdëruar Maqedoninë e Veriut si shembull për zgjidhje të suksesshme të konflikteve. Atje qeveria pas një kontesti shumëvjeçar me Greqinë është dakorduar në emër të shtetit të shtohet prefiksi ‘Veriore’. Edhe ajo kundrejt rezistencës së nacionalistëve. Shtesa e emrit e mundëson dallimin e kërkuar nga provinca greke veriore Maqedoni, shkruan gazeta.
“Zidojçe cajtung” më tej thekson se me këtë është shmangur pengesë e madhe në rrugën drejt anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE. Edhe pse në BE, ende është kontestues se sa shpejtë Qeveria në Shkup duhet të shpërblehet për rolin e saj në marrëveshjen me Athinën, thekson gazeta.


