Sonte, nga LR-PDSH u vendos që kjo parti bashkë me koalicionin e tyre Aleanca për Shqiptarët të hyjnë në Qeveri dhe se si ministër i tyre do të jetë Arben Taravari në pozitën e ministrit të Shëndetësisë, njofton Almakos.
“LR-PDSH në mbledhjen e kryesisë qendrore ku përkrahja për Qeverinë e re tashmë është dhënë. Sot kemi marrë vendimin për tu bërë pjesë e Qeverisë së re dhe se partisë sonë i takon ministria e Shëndetit dhe si kandidat i joni është Arben Taravari. Mendojmë deh besojmë se ky do të jetë personi i cili do të udhëheqë me dinjitet pozitën në fjalë”, tha Sela.
Sela gjithashtu vlerëson se “pikërisht qe ne jemi serioz dhe kemi deklaruar edhe pas fushatës elektorale dhe do te jemi avokat të mëdhenj për vendimet që do të merren sa i përket integrimeve ne NATO dhe BE si dhe për zbardhjen e rasteve të montuara. Dhe këtë do ta bëjmë duke qënë pjesë e Qeverisë dhe jo jashtë saj”