Lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, sot një javë (të hënën e ardhshme) do të mbajë konferencë për shtyp. Këtë për Portalb.mk e konfirmoi sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së, Arben Taravari.
Sela, këtë konferencë për shtyp do ta mbajë për së pari herë pas ndodhive të dhunshme në Kuvend, ku u sulmua nga huliganët e “Për Maqedoni të përbashkët”.
Në lidhje me gjendjen shëndetësore, Taravari tha se gjendja e Selës është stabile dhe se prej dje ndodhet në Tiranë për disa ekzaminime plotësuese.
Nga LR-PDSH thonë se po bëhen përpjekje që Sela të ketë shërim sa më të shpejtë dhe sidomos të plotë të shëndetit të tij./Almakos.com