Kryetari i ASH, Ziadin Sela, ka mberritur në Gjykatën Themelore –Shkupi 1 për të dhënë dëshminë e tij për ngjarjet e 27 prillit, kur turmë priotestuesish hyri dhunshëm në Kuvendin e Maqedonisë duke sulmuar gazetarë e deputet, raporton Almakos.
Furinë më të madhë të dhunës e përjetoi lideri I ASH, I cili është gjallë vetëm falë faktit se personat që kishin ushtruar dhunë ndaj tij, e mendonin të vdekur.
Sot Sela ndodhet përballë në gjykatë për të dhënë dëshminë e tij, pasi që e nëjta u shty herën e kaluar për ditën e sotme, për shkak të procesit të ngadaltë të marrjes në pyetje të dëshmitarëve.
Bashkë me kryetarin e Aleancës, sot dëshminë do ta japing edhe dy dëshmitarë të tjerë, konkretisht dy mjetët të cilët janë kujdesur për shëndetin e tij.
Në seancën gjyqësore paraprake avokati mbrojtës i Ziadin Selës kërkoi dëmshpërblim për klientin e tij në vlerë prej 30 milion denarësh. Para që kërkohen si dëmshpërblim për shpenzimet materiale për mjekimin e Selës, si dhe cënimin e integritetit personal dhe traumën që ai ka kaluar.
Të akuzuar janë Kire dhe Cejo Gjorgjievski (babë dhe bir), Oliver Oshavkovski, Sasha Cenkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Delov dhe Stojan Pavlovski-Kobra.