Kryetari i Aleancës për Shqiptarët(ASH), Ziadin Sela ka përcjell një mesazh ngushëllimi për vdekjen e Sulejman Sulejmanit, i dënuari në rastin e montuar të Sopotit, që sot ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit.
“Gjithmonë do të mbetesh simbol i rezistencës, qëndresës dhe krenarisë shqiptare. Gjithë jetën jetove si i huaj në shtëpinë tënde, por gëzohemi që në fund arritëm bashkërisht të triumfojmë mbi këtë padrejtësi. Pas një jete me shumë sakrifica, si shumë shqiptarë të tjerë, të malltretuan edhe burgjeve me një rast të montuar. Asnjëherë nuk u nënshtrove edhe pse plagët e padrejtësisë të kishin rënduan shëndetin. Baci Sulë, na bëj hallall! Ngushllime familjes dhe gjithë miqve! Lutemi që për sakrificat e tua të të shpërblejë Zoti
Qëndresa juaj do të jetë përjetësisht shembull dhe amanet për ne”, ka shkruar Ziadin Sela. (INA)
Portali është në pronësi të Almakos, lajmet dhe informacionet tjera nga portali nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi. Për të shfrytëzuar informatat e këtij portali ju lutemi kontaktoni personat përgjegjës, ose shkruani në email-in oficial të portalit.
ALMAKOS MEDIA GROUP Adresa: Miroslav Krleza 14, 1000 Shkup, Maqedoni Veriore Tel/fax: +389 71 322 229 Email:[email protected] | [email protected]