I menjëhereshëm ka qenë reagimi i Kryetarit të ASH Ziadin Sela, pas informacioneve se Ministria e Drejtësisë eshte përgjigjur negativisht kërkesës së ish te burgosurve te rastit te Sopotit për dëmshpërblim. Me arsyetimin se Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria e RM nuk ka mjete te mjaftueshme për tua kompensuar dëmshpërblimin. Ja reagimi i plotë Kryetarit të ASH Ziadin Sela: “Treguat fytyrën tuaj të vërtetë. Jeni fundrrina shovene të së kaluarës me po të njëjtët mbetje nën shërbimin tuaj si dikur edhe tani. Bashkë i dënuat dhe ua montuat procesin politik, bashkë amnestuat veten tuaj nga përgjegjësia dhe faji për montimin, tani bashkë po ua jepni edhe dënimin e radhës akoma më të rëndë-përbuzjen e vuajtjeve mbi njëdekadëshe të tyre dhe të familjeve të tyre. Drejtësi për Sopotin, përgjegjësi për montuesit, dëmshpërblim për vuajtjet. Çka është e radhës pas Almirit dhe Sopotit?!” Shkroi Ziadin Sela në facebookun e tij.
Data 17.03.2026
Aktuale
- LSDM nis procedurën për përjashtimin e Petre Shilegov
- Besimtarët muslimanë të vendeve të rajonit shënojnë Natën e Kadrit
- Ziberi: Pala maqedone kërkon përkrahje nga shqiptarët, por u cenon gjuhën dhe identitetin
- Mustafa: Kostadinovski duhet ta dijë që shqipja është gjuhë zyrtare në Maqedoni
- Ziberi kritikon Kostadinoskin: Si mund të lejohet anglishtja, por jo shqipja në SMS-të e gjobave?
- Ekspertët paralajmërojnë: “Çmimi i naftës do të rrisë të gjitha çmimet e tjera”
- Kapen 60 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, një adoleshent në pranga! E futur në tre çanta, në makinë me qira dhe…
- Çmimi i vajit arriti në 100 denarë!

