Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela ka dalë prej spitalit, pasi siç kanë thënë edhe mjekët, gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar dukshëm.
Kujtojmë se deputeti Sela u sulmua nga huliganët që u futën në Kuvend më 27 prill 2017. Nga të gjithë deputetët që u sulmuan, Sela ishte në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Lideri i LR-PDSH Ziadin Sela disa ditë qëndroi në Spitalin e Shkupit dhe më pas u transferua në spitalin Klinik të Tetovës.