Në qeveri sot u nënshkruan marrëveshjet për realizimin e 98 projekteve për zhvillimin e rajoneve planore, fshatrave dhe zhvillimin e zonave me nevoja të veçanta zhvillimore.
Ministri i pushtetit lokal, Suhejl Fazliu, tha se këtë vit mjetet e dedikuara për zhvillim rajonal janë rritur për 50 për qind. Prioritet do t’u jepet zonave më pak të zhvilluara.
“Në nivel strategjik, qëllimi është të inkurajojmë zhvillimin e rajoneve planore më pak të zhvilluara, pa kufizuar ato me potencial më të madh. Për projekte për zhvillim të barabartë rajonal janë ndarë 196 milion denarë. Më shumë mjete për rajonin më pak të zhvilluar, rajonin veri-lindor, ndërsa më pak për rajonin më të zhvilluar – atë të Shkupit. Projektet për zhvillimin e zonave me nevoja specifike zhvillimore do të financohen me 56 milionë denarë, ndërsa projektet për zhvillimin e fshatrave 28 milion denarë”,- theksoi ministri i pushtetit lokal, Suhejl Fazliu.
Kryetari i Këshillit për zhvillim të planit rajonal të Shkupit, Boris Gjeorgjievski, tha se principi i solidaritetit është shumë me rëndësi për zhvillim të balancuar rajonal. Për pjesë të projekteve do të kërkohen edhe fonde shtesë që i jep BE nëpërmjet fondeve IPA
ERSAN PAJAZITI