Zhvillimet në Kuvend ngjallën reagime edhe në rrjetet sociale ku po apelohet për të protestuar kundër mënyrës së zgjedhjes së kreut të Kuvendit. Për momentin para Kuvendit, ku është paralajmëruar të fillojë protesta, ende nuk janë tubuar protestuesit ndërkohë ende nuk janë bllokuar edhe rrugët ashtu siç ndodh zakonisht.
Përndryshe sot është dita e 40-të e protestave të organizuar nga iniciativa “Për Maqedoni të bashkuar”. Kërkesat kryesore të protestuesve janë: Tërheqja e tërsishme e të gjithë partive nga, siç e quajnë ato, Platforma e Tiranës dhe hartimi i një platforme maqedonase që do të ishte në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.
Ekipi i televizionit Alsat-M të cilët e ndjekin nga afër situatën do ju informojë për çdo detaj në vijim.