14 Nëntor 2018 / 14:30
Kryeministri i Maltës, Zhozef Muskat gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Shkup konfirmoi se Malta mbështet politikisht dhe teknikisht vendin në rrugën e anëtarësimit në BE. Duke i premtuar vendit ndihmë të pakusht gjatë procesit të verifikimit, Muskat tha se kur vendi të bëhet pjesë e BE-së, do të mund të bëjmë shumë gjëra bashkë. Ai theksoi se me admirim po ndjek ndryshimet kushtetuese në Kuvend me qëllim të zbatimit të Marrëveshjes së Prespës. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin, Zoran Zaev ndër tjerash u paralajmërua hapje e përfaqësive konsullore në Maltë.
Dua të ju uroj për mënyrën se si e drejtoni këtë proces dhe çështjen e ndryshimit të Kushtetutës, që ne po e ndjekim me admirim. Kjo nuk është e lehtë, do të ishte më lehtë të luanit në lojën e status quo-s, por ju zgjodhët të shkoni në rrugën e vështirë. Besoj se qytetarët do t’i vlerësojnë vendimet tuaja, sepse këto bëhen me qëllim të arritjes së një standardi më të mirë për qytetarët.” – u shpreh Zhozef Muskat, Kryeministër i Maltës
Alsat
Loading…


