Studiuesi i organizatës joqeveritare rajonale, Forumi Ballkanik, Zhill Shtrifler, i cili ka kohë që po e ndjek situatën në Ballkan, në një intervistë për CIVIL Media, duke komentuar situatën politike në Ballkan, thotë se aktorët nacionalistë në këto zona bëjnë biznesin e tyre nga vështirësitë e njerëzve.
“Mendoj se politika shërben për të përfituar në maksimum nga ndarja, pra pasi ndanë njerëzit për të mbledhur kapital. Dhe është e turpshme kjo mënyrë e të vepruarit sepse njerëzit duan vetëm paqe, stabilitet dhe të jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin. Dhe mendoj se kushdo që flet për ndarje të komuniteteve, për të qenë kundër njëri-tjetrit, është kriminel, shton ai duke komentuar situatën politike në Ballkan”, Shtrifler.
Ai shton se prioritet i “Forumit Ballkanik” është ruajtja e shoqërisë multietnike kosovare dhe se retorika nxitëse duhet lënë pas, prandaj çdo palë që pretendon se përdorimi i dhunës është zgjidhje në vend të dialogut paqësor është kriminel.