Alsat 2020-02-11T15:05:51+01:00
Kryetari i parlamentit slloven Dejan Zhidan tha se pret nga liderët e vendeve të BE-së t’i përmbushin premtimet rreth perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut. Gjatë fjalimit në kuvend Zhidan gjithashtu shprehu optimizëm se në BE do të zhvillohet debat konstruktiv rreth metodologjisë së zgjerimit që e propozoi Komisioni Evropian pak ditë më parë. Ai tha se perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimore do të jetë në krye të prioriteteve gjatë kryesimit të Unionit nga Sllovenia në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.
Sinqerisht dëshiroja që të mund bashkërisht të festojmë edhe një hap të rëndësishëm, respektivisht fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Me kreun tuaj shtetëror dhe qytetarët e vendit tuaj e bashkë ndjeva dëshpërimin nga votimi i tetorit në Këshillin Evropian. Gabim historik, siç e cilësoi kreu i Komisionit Evropian, edhe pse ishte afatshkurtër prapëseprapë Maqedonisë së Veriut iu mor shpresa për progres – tha Dejan Zhidan, kryetar i parlamentit slloven.
Alsat
Loading…




