Garat në shumë komuna do të shkojnë në balotazh. Është votuar edhe për kandidatët por edhe listat e këshilltarëve
Në Komunën e Zhelinës, poashtu vlen balotazhi, edhe atë ndërmjet Fatmir Izairit (BDI) dhe Blerim Sejdiut nga Lëvizja Besa. Ndonëse Fatmir Izairi me një numër votash solide është përpara Sejdiut, mirëpo Lëvizja Besa është me më shumë këshilltarë në këtë komunë. Numri i këshilltarëve është si vijon: BDI (8 këshilltarë), Lëvizja Besa (9 këshilltarë), Aleanca për Shqiptarët ( 1 këshilltar) dhe PDSH poashtu 1 këshilltar.