Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është zhdukur pa lënë gjurmë. Familjarët e tij kanë depozituar një denoncim në Komisariatin nr. 1 në Tiranë, pasi kanë humbur kontaktet me të.
Sipas të afërmve, mesazhi i fundit që Shima ka dërguar përpara se të shkëputej çdo komunikim ishte: “Po më arrestojnë”. Pas kësaj, celulari i tij rezulton i fikur dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Shima ishte më parë thirrur nga SPAK për t’u marrë në pyetje në lidhje me tenderat e zhvilluar nga AKSHI.
Ndërkohë, sipas burimeve nga News24, policia ka nisur sekuestrimin e kamerave të sigurisë në zonën ku dyshohet se ndodhej Shima, për të hedhur dritë mbi rrethanat e zhdukjes.