Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuell Zhbogar ka thënë se mesazhin që ka dërguar përfaqësuesja e lartë për politik të jashtme Federika Mogerini në Shkup ka qenë mjaft ii qartë dhe “më e rëndësishme se çfarë mendon ai”.
“Ajo ishte shumë e qartë në mesazhin e saj dhe hapat që duhet të ndërmerren. Sot kanë takimi ministrat e punëve të jashtme të BE-së, ku Mogerini do të brifojë për udhëtimin që ka pasur në Shkup dhe rajon. Do të jetë e rëndësishme se çfarë mesazhe do të dalin nga ai takim. Për informatën e juaj të enjten do të kenë takimi ministrat dhe kryeministrat e vendeve të BE-së, ku do të diskutohet për situatën në Ballkanin Perëndimor. Tani është e rëndësishme të shihet mendimet e të tjerëve se sa mendimet e mia”, ka thënë Zhbogar, përcjell SHENJA.
Sa i përket zgjedhjeve lokale nëse do të anulohet, ai tha se përgjigje duhet të japin politikanët vendor.