Euroambasadori Samuel Zhbogar pas publikimit të raportit të progresit, ka bërë thirrje urgjentisht që të zgjidhjet çështja e emrit me Greqinë dhe të intensifikohen bisedimet. Sipas Zhbogar në raport çështja e emrit është nënvizuar si diçka që duhet të zgjidhet urgjentisht.
– Çështja e marrëdhënieve të mira fqinjësore është një parim i rëndësishëm në raport dhe është përcaktuar si diçka që duhet të zgjidhet urgjentisht, dhe duhet të punohet në të. Komisioni Evropian është i inkurajuar nga diskutimet që po zhvillohen në bisedime dhe për masat e ndërmarra. Riemërtimi i aeroportit dhe autostradës dhe kalimi në fazën e dytë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit u përmendën si masa e ndërtimit të besimit, por negociatat vazhdojnë. Ne duhet të presim pak dhe të shohim. Por kjo është shumë e rëndësishme në raport me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, gjë që do të vlerësohet nga shtetet anëtare gjatë marrjes së vendimeve vitin e ardhshëm, tha Zhbogar.
Zhbogar si zhvillime positive në vend theksoi kthimin në Kuvend të partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, votimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe reformat e deritanishme. Zhbogar kishte vërejtje për punën në gjyqësi dhe administrate publike, për të cilat tha se duhet përpjekje për profesionalizim, kurse politikanët të heqin dorë nga institucionet që të mundësohet punë e pavarur.
Zhbogar uroi qytetarët e Maqedonisë për vlersimin pozitiv të Komisionit Evropian për rekomandimin e fillimit të bisedimeve për antarsim në BE, duke i’a hedhur meritat për këtë Qeveris së re./Almakos
Arbnora Memeti