Procesi i reformave në Maqedoni vazhdon. Atë që ne si Bashkimi Evropian duam ta shohim është të ekzistojë përkushtim jo vetëm nga ana e Qeverisë për vazhdim të reformave, por edhe nga Kuvendi dhe nga partitë politike, porositi sot në Kumanovë euroambasadori Samuel Zhbogar në takimin me kryetarin e komunës Maksim Dimitrievski
“BE-ja e mirëpret vazhdimin e procesit të reformave. Kuptohet që duhet nga vetë institucionet shtetërore të ketë dërgim të rezultateve, dhe nëse institucionet duhet të vazhdojnë me dërgimin e këtyre rezultateve, kuptohet se nëse kjo do të ketë efekt pozitiv ndaj vetë marrëdhënieve midis BE-së për vendit vitin e ardhshëm”, deklaroi Zhbogar.
Ai shtoi se që të realizohen reformat nevojitet të ketë bashkëpunim midis të gjithë faktorëve politik dhe se kjo është me rëndësi të madhe.
“Në këtë kontekst shohim bashkëpunim midis Qeverisë dhe opozitës, gjegjësisht partive në Kuvend dhe ne si Bashkim Evropian e inkurajojmë këtë proces dhe shpresojmë se ky lloj i bashkëpunimit midis partive politike në Kuvend do të vazhdojë në të ardhmen dhe do të japë rezultate”, tha Zhbogar
“Biseduam edhe për bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen, realiteti me të cilin ballafaqohet komuna e Kumanovës, për të gjithë problemet dhe nevojën e përditshme të qytetarëve. Do ta vizitojmë edhe shkollën e mesme ‘Nace Bugjoni’, ku do të kemi implementim konkret të projektit dhe do të njoftohemi me gjendjet në të cilat mësojnë nxënësit atje dhe segmentin e arsimit do ta vazhdojmë në pjesën e diskutimit dhe ndihmës dhe mbështetjes së mundshme të cilën do ta marrim në të ardhmen nga ana e zyrës në vend”, tha Dimitrievski. Zhbogar informoi se në Kumanovë merr pjesë në kuadër të fushatës “Besojmë në ty, investojmë në ty, BE për ty”.