
Vdekshmëria e lartë në nivel vjetor në Maqedoni është prodhim i ndotjes së lartë të ajrit. Kështu vlerësoi ambasadori BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar i cili shtoi se ndotje e ajrit vazhdon që të shkaktojë rreziqe serioze për shëndetin e njerëzve në vend. Ambasadori Zhbogar potencoi se Bashkimi Evropian e mbështet, më shumë se dhjetë vjet, forcimin e kapaciteteve kombëtare për menaxhimin me cilësinë e ajrit. Në përfundimin e “tuining projektit” për cilësinë e ajrit, euroambasadori deklaroi se problemi me cilësinë e ajrit nuk njeh kufi, andaj BE i përkrah autoritetet në gjetjen dhe menaxhimin e masave dhe planeve për ballafaqim me ndotjen e ajrit ambiental.
Ndotja e ajrit është një problem në të gjithë BE-në, dhe përkundër disa përmirësimeve përsiri si pasojë e ndotjes së ajrit humbin jetën 400 mijë persona. Shkalla e vdekjeve e shkaktuar nga ndotja e ajrit, në nivel vjetor shënon rritje të lartë. Ky projekt i ndihmon qeverisjes qëndrore dhe lokale të përmirësojnë kualitetin e ajrit”, ka deklaruar Samuel Zhbogar, Shef i Delegacionit të BE-së në Shkup.
Ministri i Mjedisit Jetësor Bashkim Ahmeti, deklaroi se për shkak të tejkalimit të shpeshtë të kufijve nga grimcat PM 10 dhe PM2.5, deri tek Qeveria kanë propozuar masa konkrete për uljen e ndotjes së ajrit.
“Një ndër ato masa është përgjysmimi i numrit të veturave që përdoren nga institucionet publike , kufizimi i numrit të përdorimit të tyre, d.m.th përgjsymimi 50% i veturave zyrtare të cilët përdoren nga ana e institucioneve shtetërore dhe gjithashtu propozim ndryshimi për siguri në qarkullim në rrugët me çka do të japim mundësi që të mund të implementohet masa e ashtuqujatur ciftë – tek”, ka thënë Bashkim Ahmeti, Ministri i Mjedisit Jetësor.
“Tuining projekti”kishte për qëllim përforcimin e kapaciteteve administrative, përgatitjen e inventarit të emetimeve të substancave ndotëse në nivel nacional, përmirësimin e modelimit të dispersuar për vlerësimin e cilësisë së ajrit ambiental dhe zbatimin e fushatës për matje plotësuese të përbërjes së grimcave PM10 me qëllim të përcaktimit të përqendrimeve të burimeve të emetimeve. Projekti filloi në muajin maj të vitit 2015, ndërsa për për t’u ndanë 1,1 milionë euro.
Mefail Ismaili /SHENJA/
Zhbogar: Ajri i ndotur rriti vdekshmërinë në… by tvshenjaofficial