Zhan-Patrik Konrad, profesor i Kolexhit “Imperial” nga Londra dhe
kryetar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Arteve dhe Letërsive është fituesi i Çmimit botëror për humanizëm për vitin 2018 që e ndan Akademia e Ohrit të humanizmit në nder të Shën Klimentit të Ohrit.
Konrad është fituesi i dymbëdhjetë me radhë i kësaj mirënjohjeje të jashtëzakonshme me të cilën Ohri, qyteti i UNESKO-s, tanimë i dekoroi nobelistët Aleksandar Solzhenjicin, Herta Miler, legjendat botërore Daisaku Ikeda, Ravi Shankar, Piter Bruk, Manoel De Oliveira, duke i zgjuar burimet e
memories shpirtërore nga shkolla e parë mesjetare të humanizmit, e themeluar nga nxënësit e Shën Cirilit dhe Metodit, mbrojtësit e Evropës.
“Njerëzimi çdoherë ka synuar drejt vlerave etike dhe filozofike që i bartin fituesit e deritanishëm të çmimit dhe frymën e mësimit të Shën Klimentit të Ohrit, përkujton se humanizmi do t’i fitojë kanosjet globale për rrënim të shpresës njerëzore”, qëndron në letrën që laureati Konrad e dërgoi deri te
kryetari i jurisë internacionale Jordan Plevnesh.
Ceremonia solemne e ndarjes së çmimit do të mbahet më 18 janar, në Shtëpinë e Uranias të ASHAM-it.