Për një muaj jo të plotë do të hapet debat publik për reformat e sistemit të sigurisë që i përgatit Qeveria për Drejtorinë për Sigurim dhe Kundërzbulim dhe të Ligjit për ndjekje të komunikimeve elektronike, të cilat janë në fazë përfundimtare. Qëllimi, theksojnë nga Qeveria, është që të ofrohet zgjidhje sistematike e cila do të garantojë se nuk do të ndodhin keqpërdorime të sistemit. “Dëshirojmë të sigurojmë siguri për qytetarët e Republikës së Maqedonisë se askush dhe asnjëherë pa dallim se kush është në pushtet nuk do të mendojë t’i keqpërdorë shërbimet e sigurisë së këtij shteti”, deklaroi sot zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski, Mendimi nga seanca e fundit qeveritare deri te Gjykata Kushtetuese për ndalimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 175 nga Ligji për komunikime elektronike, siç thekson, është në drejtim që të mos bëhet punë e dyfishtë, gjegjësisht të mos ketë zgjidhje parciale derisa nuk e kemi zgjidhjen konkrete specifike refomuese sistematike e cila do të na sigurojë të gjithëve si shtet se keqpërdorimet e sistemit nuk do të ndodhin. Siç potencoi Boshnjakovski, Qeveria qëndron në angazhimet e saj dhe punët intensive të reformave në Drejtorinë për Siguri dhe Komunikime dhe të Ligjit për ndjekjen e komunikimeve elektronike, të cilat janë në fazë finale. Me planin 3-6-9 potencoi, që para dy muaj e gjysmë paralajmëruam se këto reforma janë ndër kyçet që asnjëherë të mos përsëritet ajo që ka ndodhur në Maqedoni. “Së shpejti për më pak se një muaj do të hapet debat publik gjatë të cilit do të jenë të qarta dhe transparente të gjitha çështjet teknike dhe do të mund të sigurohemi të gjithë se qëllimi i vetëm është ai çka ka ndodhur të mos ndodhë më”, tha Boshnjakovski, duke potencuar se reformat do të sillen në afatin e paraparë në pajtim me Planin 3-6-9. I pyetur nëse deri në fillimin e reformave të paralajmëruara mbetet mundësia për keqpërdorime të sistemit, zëdhënësi i Qeverisë theksoi se Qeveria garanton se për momentin është e mundur të ndodhë keqpërdorim i mundshëm i masave kundër-hetuese. “Drejtori i DSK-së publikisht dhe në mënyrë transparente tha se për momentin gjithçka që ndodh është vetëm me respektimin e procedurës së plotë ligjore. Do të thotë, pa urdhër nga Prokuroria në Maqedoni më nuk mund të shfrytëzohen masa kundër-hetimore”, potencoi Boshnjakovski. Qeveria, të martën në bazë të mendimit të përbashkët të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës të përgatitur në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Sekretariatit për ligjdhënie, solli propozim që Gjykata kushtetuese e RM-së të sjell vendim për pengimin e procedurës për vlerësimin e kushtetueshmërisë së nenit 175 nga ligji për telekomunikime elektronike, të miratuar më 21 qershor, të vitit 2017.
Në pajtim me këtë mendim, neni 175 nga Ligji për komunikime elektronike, aspak nuk hyn në procedurë për ndjekjen e komunikimeve, sepse sipas Amendamentit XIX nga Kushtetuta, vetëm në bazë të vendimit të gjykatës, nën kushte dhe në procedurë të konfirmuar me ligj, mund të tërhiqet nga e drejta e paprekshmërisë së komunikimeve. Prej këtu, sipas këtij mendimi të miratuar nga Qeveria e RM-së, Ligji për ndjekje të komunikimeve mund të jetë objektivë e vlerësimit në lidhje me kushtetutshmërinë e tij, por jo edhe neni 175 nga ligji në mënyrë të ndarë.