Me mbështetjen e pushtetit ë dhe opozitës, Kuvendi zgjodhi përbërjen e re të Komisionit kundër korrupsionit. Me 97 vota, kryetare e re e këtij Komisioni u zgjodh Tatjana Dimitrovska. Ajo do të marrë pozitën e Biljana Ivanovskës më 8 shkurt të vitit të ardhshëm. Dimitrovska është ekonomiste e diplomuar nga Shkupi dhe e punësuar në Entin shtetëror të revizionit. Anëtarë të ri të Komisionit janë revizorët Zoran Bogoevski, Cveta Ristovska dhe Servet Demiri, pastaj gjykatësja Sofia Spasova-Medarska si dhe dy këshilltarët e mëparshëm Biljana Karakashova-Shulev dhe Besnik Xhemaili. Për këto pozita janë paraqitur 41 kandidatë. Më 23, 24 dhe 25 nëntor ata u intervistuan nga komision zgjedhor në Parlament. /Alsat.mk
Data 14.07.2025
Aktuale
- Milanoviq: Konteksti midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut është çështje e tyre e brendshme
- VLEN: Po e ç’rrënjosim të keqen që e mbollët me kazinotë!
- FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen dhe bllokojnë fadromën
- VMRO-DPMNE: LSDM dhe Filipçe duhet të ndalojnë së spiunuari Maqedoninë
- Dënimi i Pjetër Shalës reduktohet nga 18 në 13 vjet burgim
- Google Gemini: Transformoni fotot tuaja në video emocionuese në një klik
- Prej vitesh pa ujë të pijshëm, “Tak-Fak” zgjidh problemin e banorëve në Polis! Drejtori teknik i ujësjellësit dhe inxhinieri i firmës: Do shtrihet një linjë të re nga vetë kompania
- Tentoi të rrëmbente një vajzë 4-vjeçare në një park, dënohet me burg 48-vjeçari shqiptar në Greqi