Këshilli i Prokurorëve Publik në Maqedoni në mbledhjen e mbajtur sot ka zgjedhur disa prokurorë në disa prokurori të vendit. Mes të zgjedhurve janë edhe prokurorë shqiptar në Kumanovë, Gostivar, Dibër dhe komuna tjera, informon INA. Në Prokurorinë e Lartë publike në Shtip është zgjedhur Todor Vitlarov, në Shkup është zgjedhur Sasho Rajçev, në prokurorinë publike të Kumanovës është zgjedhur Teuta Bediu – Ramadani, në prokurorinë e Dibrës, Nehat Croj, në Gostivar është zgjedhur Bashkim Hiseni, në Koçani Borçe Janev, në prokurorinë në Resnjë është zgjedhur Rexhail Sherifovski, thuhet
në komunikatën e Këshillit të prokurorëve të Maqedonisë. Emërime të reja të janë bërë edhe në Veles, Ohër, Manastir dhe Shkup, ndërsa nuk ka
pasur zgjedhje të prokurorëve për Prokurorinë e lartë publike në Shkup, Gostivar, prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shkup dhe zgjedhjen e një prokurori në Kavadar. (INA)
Data 11.09.2025
Aktuale
- Pamje që tregojnë momentin kur aleati i Trump, Charlie Kirk u “qëllua në qafë” – gjatë një tubimi në Utah
- LAJMI I FUNDIT/ Vdes aleati i Trump, Charlie Kirk u qëllua me plumb në qafë gjatë një aktiviteti
- Kemal Matoshi bartës liste për këshilltarë në komunën e Çairit nga AKI
- Avokati Memet Seferi, kandidat i VLEN-it për Komunën e Vrapçishtit
- “Do t’ju hapim barkun me plumba”- Forcat ‘Shqiponja’ në Shkodër kërcënohen nga dy persona, njëri prej tyre efektiv i FNSH
- Muhamet Elmazi: Llokës duhet t’i kthehet krenaria dhe siguria që meriton
- Tensionet rriten: Trump paralajmëron Putinin pas incidentit me dronët në Poloni
- Ramadan Imeri kandidati i pavarur: Zgjidhje për Dibrën, jo fjalë boshe