Ministria e Punëve të Brendshme deri tek Prokuroria Themelore Publike ka dërguar katër njoftime të cilat kanë të bëjnë me zgjerimin e kallëzimeve penale për personat të përfshirë në dhunën në Kuvend më 27 prill.
Bëhet fjalë për shkujanët A.Z (63), A.S (39), V.C (33) dhe V.T (40), ndërsa në bisedë informative është ftuar P.D (42) nga Shkupi, i cili pas bisedës së realizuar është liruar.