Luan IMERI
Edhe pse është gjithnjë e më e sigurt se nuk do të kemi zgjedhje parlamentare këtë vit, të gjithë aktorët politikë po punojnë aktivisht në terren dhe po përgatiten për zgjedhje në mënyrën e tyre.
Nuk do të them asgjë të re nëse them se kemi nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në fakt, që të mund të themi se vendi ynë është vërtet demokratik, zgjedhjet duhet të jenë sa të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë baza e demokracisë dhe mundësojnë shoqëritë e lira dhe të ndershme në të cilat të gjithë ne si qytetarë dëshirojmë të jetojmë. Fatkeqësisht, ky aspekt themelor i demokracisë po vihet gjithnjë e më shumë në pikëpyetje në shumë vende, madje edhe në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Dhe kjo duhet të na shqetësojë seriozisht./Analiza e plotë.