Presidenti ka ndikim në politikën e jashtme, por nuk mund të bëjë më shumë se sa përcakton kushtetuta, thotë Iljaz Sabriu, diplomat karriere duke fole për emisionin Programi 200, (i cili transmetohet në Alsat)
Gjatë fushatës për zgjedhje presidencial ka pasur premtime nga kandidatë që janë jashtë kompetencave të presidentit që i jep kushtetuta, sipas z. Sabriu presidenti veç mund të marrë nisma për ndryshim kushtetuese ose ndryshim marrëveshjesh ndërkombëtare. Por një gjë e tillë është në kompetencë të parlamentit dhe qeverisë dhe nismat e Presidentit mund të mbesin veç në letër.
Presidenti veç mund të bëjë kërkesë dhe asgjë më shumë. Megjithatë z. Sabriu thotë se mos koordinimi i Presidentit me Qeverinë për politikën e jashtme vetëm sjell dëm në imazh dhe marrëdhëniet me vendet ose organizatat ndërkombëtare ku aderon Maqedonia e Veriut.