
“Koalicioni opozitar me pjesëmarrjen edhe të PBDNJ dhe AK nënshkruan memorandumin që sanksionon se votimi dhe numërimi elektronik është kusht thelbësor për garantimin e votës së lirë e të ndershme. Opozita është e bashkuar dhe kauza e saj është e qartë: vota e qytetarëve, vullneti i tyre duhet të vendosë qeverisjen e vendit.
Zgjedhjet e lira nuk janë thjesht kërkesë e opozitës, por kauza e të gjithë popullit dhe interes jetik për vendin. Ndaj ftoj të gjitha partitë politike që duan zgjedhje të lira dhe të ndershme t’i bashkohen koalicionit tonë për votën e lirë. Çdo justifikim apo shmangie nga kjo çështje është kundër interesit të vendit”, shkruan Basha.
16 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

