Në këtë moment zgjedhjet absolutisht nuk janë prioritet, këtë e tha sot mes tjerash kryeministri Dimitar Kovaçevski në Dellçevë, përcjell TV21. Kovaçevski tha se shteti për momentin duhet ta fokusojë të gjithë energjinë drejt përfundimit të procesit të skriningut, por edhe të ballafaqimit me krizën ekonomike dhe energjetike.
“Zgjedhjet do të jenë në terminin e rregullt, në vitin 2024, për momentin shteti është drejtuar para krizës së madhe ekonomike dhe energjetike, megjithatë edhe para nesh është procesi i skriningut me BE-në. Kështu që të gjitha resurset e shtetit, të gjitha kapacitetet në Kuvend, në Qeveri, por edhe jashtë kësaj, akademia, organizatat joqeveritare e kështu me radhë duhet të fokusohemi dhe energjia të jetë e përqendruar në përfundimin sa më parë të fazës së skriningut dhe ballafaqim sa më të mirë me krizën ekonomike dhe energjetike, në interes të qytetarëve”.