Zgjatja e mandatit të kryetarëve të komunave deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj dhe mbajtja e zgjedhjeve lokale në fillim të muajit tetor janë vlerësuar si prioritet nga partitë parlamentare, LSDM, BDI, Besa, Aleanca dhe PDSH. Kjo konkluzë ka dalë nga takimi i sotshëm kordinativ me kryeparlamentarin Talat Xhaferi.
“Kryetari Xhaferi u njoftua me konkluzionet e takimit joformal të përfaqësuesve të partive politike që u mbajt më 13 maj 2017 (e shtunë). Partitë u morën vesh se prioritet i jashtëzakonshëm për Republikën e Maqedonisë është arritja e marrëveshjes për miratimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor me të cilin mbajtja e zgjedhjeve lokale do të parashihet në gjysmën e parë të muajit tetor, kurse mandati i kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve të vazhdohet deri në zgjedhjen e anëtarëve të rinj të këshillave dhe kryetarëve të komunave”, kanë thënë nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë.
Nga VMRO-DPMNE kanë refuzuar ftesën për takim sepse nuk e njohin Talat Xhaferin për kryetarë Kuvendi pasi sipas tyre, ai nuk është përzgjedhur në bazë të ligjit dhe procedurave.
“Është koha që LSD të vetëdijesohet, të mbledh guxim dhe të siguroj datë për mbajtjen e zgjedhjeve të nevojshme lokale. Nëse krimineli Zoran Zaev është i guximshëm le të pajtohet që në kuadër të zgjedhjeve lokale të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE.
Por, burime jozyrtare thonë se VMRO-DPMNE ka vendosur edhe kushte për të arritur një marrëveshje për zgjatjen e mandatit të kryetarëve të komunave. Ata kanë kushtëzuar që bashkë me ndryshimet të caktohet edhe data e saktë e mbajtjes së zgjedhjeve të lokale dhe kjo të ndodh në një afat sa më të shpejtë. Marrëveshja me VMRO-DPMNE-në në këtë situatë bëhet e patjetërsueshme, pasi ndryshmit në ligjin për vetëqeverisje lokal bëhen me shumicën e dy të tretave, gjegjësisht me të paktën 81 deputetë, ndërsa shumica e re parlamentare ka vetëm 67 vota, apo 69 bashkë me PDSh-në.
Arben Zeqiri /SHENJA/
Zgjedhjet lokale në tetor? by tvshenjaofficial

