VMRO-DPMNE mbajti tubim në Bosillovë, Radovish dhe Strumicë. Nga Strumica, kandidati për kryetar komune Petar Jankov, u bëri thirrje qytetarëve që së bashku, pa përçarje dhe me qëllime të arta, të shpëtojnë siç tha, qytetin nga krimi dhe korrupsioni. Programi i Jankovit për Strumicën parasheh fusha të ndryshme sikurse infrastruktura, arsimi, ambienti jetësor, efikasiteti energjetik, turizmi, punët sociale dhe shëndetësia. Duhet të kthejmë besimin te qytetarët sepse qytetarët duan ndryshim, tha Jankov.
“Të investojmë në infrastrukturë moderne, në rrugë të reja dhe hapësira publike. Të kujdesemi për luftën kundër ajrit të ndotur dhe ta zgjidhim problemin për ujë të pijshëm. Përmes masave konkrete, subvencionim, stacione matëse dhe akreditime për laboratori, të rregullojmë parqe të reja, zona të gjelbra dhe hapësira publike për të gjitha gjeneratat. Të kujdesemi për arsimin përmes ndërtimit të shkollave të reja, sallave sportive dhe pishinë. Rikonstruim dhe rinovim të më shumë objekteve arsimore, të hapim dyert për investime të reja dhe vende të reja pune. Të digjitalizojmë shërbimet komunale dhe punën e këshillit komunal me qëllim të punohet në mënyrë transparente”, tha Petar Jankov – Kandidat i VMRO-DPMNE-së për Strumicën. /Alsat.mk