Sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor deri në orën 18:30, nga gjithsej 128 286 votues të regjistruar në 215 vendvotime në komunat Vrapçisht, Gostivar, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, ku sot u zhvilluan zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune, kanë votuar 35.984 qytetarë apo 28.07% e votuesve.
Në Gostivar, kanë votuar 28.22 %. në Vrapçisht, kanë votuar 31.76% në Qendër Zhupë, kanë votuar 13.18% ndërsa në Mavrovë dhe Rostushë, kanë votuar 28.04%.
Në disa vendvotime ende vijon votimi edhe pas orës 19:00 për shkak se vendvotimet u hapën me vonesë.
Zgjedhjet e përsëritura për kryetarë u mbajtën në katër komuna: Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë&Rostushë dhe Qendër&Zhupë. Zgjedhjet përsëriten për shkak se në rrethin e parë të zgjedhjeve të rregullta të mbajtura në tetor nuk u arrit pragu i daljes së një të tretës së votuesve apo 33,33%.
Data 15.03.2026
Aktuale
- E frikshme në rrugën Tetovë–Bërvenicë: I zënë pritë shoferit dhe i shkatërrojnë makinën
- Tragjedia e Gërdecit, familjarët kërkojnë drejtësi: Ky proces i ngjan moshës së atyre fëmijëve që nuk u lejuan kurrë të rriteshin
- Zyrtarisht në pranverë, njihuni me parashikimin e motit për sot! Sa do të jenë temperaturat
- Shpërthim me eksploziv në makinën e agjentit të krimeve
- Dronët iranianë godasin Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit
- Raportohet se një vajzë ka rënë nga kati i 4-të në Tetovë
- Mexhiti takon ish-këshilltarin e administratës Trump, diskutohet bashkëpunimi ekonomik dhe energjetik
- Të shtëna me armë në Sarandë, kanoset një person! Autori u largua me “Audi Q7” drejt Borshit


