Në disa qendra s’ka nisur ende procesi i numërimit për ndonjë arsye apo një tjetër, por në bashkinë e Pustecit janë numëruar të gjitha votat.
Për gati 2 orë janë numëruar 7 kutitë e bashkisë më të vogël, e cila ndodhet në qarkun e Korçës dhe pas rezultateve të publikuara nga KQZ, kryeson Partia Socialiste.
Sipas shifrave zyrtare, 868 vota ka marrë partia e mazhorancës, ndërsa 473 qytetarë kanë votuar për Partinë Demokratike dhe 168 vota kanë shkuar për LSI-në.
Sipas korrespondentit të Euronews në Korçë, Xhensil Shkëmbi, kanë qenë 73 vota të pavlefshme në bashkinë e Pustecit.
Pra, Pusteci bëhet i pari që sjell rezultatet në zgjedhjet parlamentare 2021.