Banorë të fshatit Debresh të Gostivarit, janë sulmuar sot në mëngjes përshkak se kanë shpërndarë material propagandues në fshat, informojnë nga Prokuroria Publike.
Këta persona me veturë kanë shpërndarë material propagandues – afishe nga një koalicion, për çka janë vërejtur dhe janë sulmuar nga një person tjetër.
Një nga personat që ka ndarë material propagandues, është dërguar në qendrën urgjente në Gostivar.



