Kanë mbetur edhe shumë pak ditë, që Guvernatorit të bankës Popullore ti kalojë mandati, ndërsa shumica parlamentare LSDM-BDI dhe Presidenti Ivanov, nuk e kanë gjetur kandidatin që do të votohej nga shumica parlamentare.
Në fakt presidenti Ivanov, i cili zyrtarisht edhe duhet ta propozojë Kuvendit emrin e Guvernatorit ndërsa shumica parlamentare duhet me së paku 61 vota duhet ta votojë, nuk u dakordua për Fatmir Besimin që u propozua nga LSDM-BDI.
Presidenti Ivanov ka propozuar kandidaten Anita Bezhovska, Vice guvernatorin aktual te Bankës popullore, dhe ky propozim duket i pranueshëm për LSDM-në, ndërsa BDI, vazhdon ta mbështes kandidatin e përbashkët të LSDM dhe BDI Fatmir Besimin. Kjo situatë ka krijuar një ngërç politik të shumicës parlamentare, sepse BDI dhe subjektet tjera politike shqiptare sipas gjitha gjasave nuk do të votojnē kandidaten Anita Bezhovskën.
Kjo situatë aktualizon edhe propozimin e ASH z. Gazmend Kafriun për Guvernator të Bankes popullore, si Ekspert bankar, njohës dhe studiues i politikës monetare.
Gazmend Kadriu edhe pse i propozuar nga ASH, gëzon autoritet dhe respekt në të gjitha partite tjera shqiptare dhe maqedonase, si ekspert dhe si person apolitik, gjithashtu nje përkrahje eventuale nga BDI, gjithsesi do i kishte ndihmuar edhe konsensuait të gjërë politik, edhe mes LSDM dhe VMRO për ta përkrahur Gazmend Kadriu si shqiptari i parë që do ta drejtonte një institucion te rendesishëm sic eshte Banka Popullore e Maqedonise.
Ky moment, ndoshta pak i veshtire për BDI që nuk arriti ta bëj Fatmir Besimin Guvernator, do ishte nje gjest i madh nëse do kishte përkrahur Gazmend Kadriun, nje shqiptar profesionist, pavarësisht që është përkrahur nga ASH, ai gjithsesi do të ishte votuar nga deputet e BESËs, PDSH, LSDM dhe VMRO-së. Në qoftëse BDI e ka patur me gjith mend ta bej një shqiptar Guvernator te Bankës Popullore, Gazmend Kadriu do ishte profili më i qëlluar, pa asnje pengesë, edhe ndaj Kryeministrit Zaev dhe Presidentit Ivanov.