Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në rolin e IPA koordinatorit kombëtar do të ketë fjalën e tij para përfaqësuesve të IPA strukturës në Republikën e Maqedonisë në kuadër të IPA punëtorisë vjetore, e cila mbahet në Strugë.
Osmani gjithashtu do të merr pjesë edhe në takimin e Këshillit për zhvillimin e rajonit planor Jugperëndimor, ku do të ketë fjalën e tij përpara kryetarëve të komunave të rajonit planor jugperëndimor dhe së bashku me ekipin për alokimin e ndihmës së huaj në Sekretariatin për Çështje Evropiane do t’i prezantojnë gjendjet, mundësitë për financimin e projekteve të parapara për vetëqeverisje lokale me mjetet nga fondet evropiane.
Para fillimit të takimit të Këshillit për zhvillimin e rajonit planor jugperëndimor Osmani do të jep deklarata për media në hapësirat e Komunës së Strugës.

