Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi përmes një postimi të fundit në rrjetet sociale ka bërë të ditur vendimet e Qeverisë nga seanca e 86-të me rradhë.
Sipas tij, vendimet qeveritare janë në interes të qytetarëve.
Në seancën e 86-të të Qeverisë:
miratuam Programin për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve për vitin 2022;
obliguam EMV Maqedoni SHA të sigurojë energji të pandërperë termike për sezonin e ngrohjes në qytetin e Shkupit, edhe atë për komunat e Çairit, Aerodromit, një pjesë të komunës së Gazi Babës, Gjorçe Petrovit, Karposhit, Kisella Vodës dhe Qendrës, si dhe sigurimin e energjisë termike për kompensimin e humbjeve në sistemin e ngrohjes;
miratuam ndryshimet dhe plotësimet е Dekretit për kriteriumet dhe kushtet për shpalljen e gjendjes së krizës në raste të fatkeqësive natyrore, ç’rregullimit të tregut të energjisë elektrike dhe përcaktimin e mënyrës së prodhimit të energjisë elektrike në gjendje krize;
miratuam njoftimin për ndërprerjen e kontratave për koncesion të hidrocentraleve të vogla në zonat e mbrojtura në Parkun Nacional “Mali Sharr”;
përcaktuam kahje për koordinim dhe përgatitje të procesit të skriningut që do të fillojë më 7 Nëntor;
miratuam vendim për pjesëmarrje të pjesëtarëve të Armatës në misionet e NATO-s në Irak dhe Lituani.