Deputeti Blerim Bexheti në emisionin “Debat në Shenja”, tha se AKI ishte koalicion për zgjedhjet lokale, të cilat, tha ai, nuk kanë përfunduar pasi përsëriten në katër komuna.
Sa i përket partisë së Selës tha se është vendimi i tyre legjitim për të vlerësuar se të njëjtat janë përfunduar.
“Çka si më tutje është krejt një situatë tjetër dhe është në vlerësimin e çdo subjekti politik që përbën AKI-në për integrim. Kështu që nuk shoh diçka të jashtëzakonshme, ata në prononcimin e tyre në deklaratën e tyre theksuan se duan të krijojnë hapësirë për strukturat e veta, strukturimin e partisë dhe të veprojnë konform zërit qytetarë ashtu siç janë zgjedhur deputetët”, tha Bexheti.
Bexheti tha se ata në Gostivar dhe Vrapçishtë ata do të mbështesin kandidatët e AKI-së, që ishin në garë në zgjedhjet lokale.
Sa i përket spekulimeve që Krenar Lloga do të bëhet pjesë e BDI-së, Bexheti tha se këtë situatë kjo kryesi nuk zgjedh kryesinë e radhës.
I pyetur nëse ai do të ishte figurë e pranuar në BDI, Bexheti tha se ka konsideratë për Llogën si kuadër si ish ministër i Drejtësisë, por tha se nuk ka informacion për këtë.
“BDI është parti e hapur dhe po e ritheksojë edhe njëherë dhe çdokush që ka dëshirë të kontribuojë është i mirëseardhur”, deklaroi Bexheti. /SHENJA/
Data 26.11.2025
Aktuale
- Krenar Lloga në pritjen zyrtare të Ambasadorit Meidani për Ditën e Flamuri: Festë dhe krenari kombëtare
- Kallëzimi penal ndaj tij! Bexheti: Është me porosi të Izet Mexhtit deri tek Hristijan Mickoski
- BDI mbështet kandidatët e AKI në Gostivar dhe Vrapçisht
- U merren pasaportat pesë të dyshuarve për keqpërdorimin e rezervave të mallrave
- Deklaratat e krerëve të VLEN-it se do t’ju bashkëngjiten deputetë nga opozita, Bexheti: Është si ajo kënga: herë këtë të enjte, herë atë të enjte!
- Befason Albin Kurti: Krizë ekonomike e financiare në vendin tonë nuk ka
- Zërat se Krenar LLoga do të kalojë në BDI, Bexheti: Jemi parti e hapur për cdokënd që dëshiron të kontribuojë
- A do vazhdojë Blerim Bexheti të jetë Sekretar Organizativ i BDI-së?


